FSHF nuk dha asnjë sqarim

Ishin pjesë e ekipit në fitoren 0-1 në Kosovë më 13 nëntor, por çuditërisht në Angli nuk ishin grumbulluar fare. Bëhet fjalë për 6 futbollistë të Shpresave, të cilët nuk ishin me skuadrën në transfertën e mbrëmshme.

Pikërisht portierët Gentian Selmani, Andrea Hoxha dhe Marko Aliaj, mbrojtësi Omar Musaj, si dhe mesfushorët Dean Liço dhe Esat Mala.

Nga ana tjetër, edhe pse nuk ishin në listën e publikuar që para ndeshjes me Kosovën, dje në Angli me U-21 ishin portierët Marko Molla dhe Romeo Harizaj, si dhe sulmuesi Redon Mihana.

FSHF nuk ka bërë asnjë sqarim për këto ndryshime, por dyshohet se 6 lojtarët që munguan nuk janë pajisur me vizë nga ambasada angleze.

Ngjarja paraprake

Të do vërtetë apo të përdor?

Ngjarja e ardhëshme

Plani hungarez për të kufizuar birësimet është "kundër vlerave evropiane", thotë HRW

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian