FSHF dhe Armando Duka humbin një tjetër gjyq, dënohen me gjobë për pengim të procesit!

Gjykata e Tiranës dënon FSHF-në me gjobë, për pengim të procesit gjyqësor.

Gjykata ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë Presidentin e FSHF-së Armand Dukën, si dhe drejtuesit e Federatës për pengim të procesit gjyqësor lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2.

Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare. Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën.

Ndërsa sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranojë kërkesën për pezullim të zgjedhjeve për FSHF në të gjithë vendin, deri në shqyrtimin e plotë të dosjes voluminoze për trukimin e rezultatit nga ana e FSHF me qëllim rizgjedhjen e Dukës dhe për një mandat të 6-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mushkolaj thumbon presidenten e kryeministrin

Story i radhës

Almeda merr një vendim për aktrimin dhe nuk e ka fajin Tolgahani

Të fundit nga