fshatra te zbrazura ne rrethinen e kercoves renia e numrit te nxenesve rrezikon mbylljen e shkollave 66e70d64e0e8e

Fshatra të zbrazura në rrethinën e Kërçovës – Rënia e numrit të nxënësve rrezikon mbylljen e shkollave

September 15, 2024
1 minut lexim

Kjo është shkolla fillore qendrore “Hristo Uzunov” në Drugovë të Kërçovës, në të cilën  gravitojnë 126 nxënës nga 10 fshatrat përreth. Në dy objektet periferike në kuadër të kësaj shkolle, në Sërbjan ka 12 nxënës dhe në Bërzhdan ka vetëm 2 nxënës, ndërsa shkolla në fshatin Podvis është e mbyllur.

Numri i nxënësve bie nga vitit në vit dhe kjo rrezikon mbylljen e tyre.

 “Ja si shembull do t’ju jap në fshatin Bërzhdan ku kemi dy nxënës. Para 5 viteve kemi pasur 12 nxënës. Një mësuese punonte me 12 nxënës me paralele të kombinuar, ndërsa tani kemi vetëm dy, ndërkaq në fshatin Sërbjan kishim më pak nxënës, ndërsa tani kemi më shumë”, tha Biljana Stefanovska Angelleska, drejtoreshë e shkollës “Hristo Uzunov” – Drugovë .

Tani për tani drejtoresha Biljana Stevanoska Angelleska thotë se nuk dihet nëse edhe shkolla në fshatin Bëzhdan do të mbyllet.

“Nuk kemi asnjë vendim zyrtarë as nga Ministria as nga Byroja për të mbyllur shkollën, këtë e kemi dëgjuar vetëm nëpërmjet mediave nga ministrja në lajme”, deklaroi Stefanovska Angelleska.

Rënia e numrit të nxënësve po ndodh për shkak migrimit të madh viteve të fundit dhe lindjeve të pakta, por një arsye tjetër është edhe  mosrespektimi i rajonizimit të shkollave, pasi shumë prindër i dërgojnë fëmijët nga fshati nëpër shkollat e qytetit.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

jahjaga gishti tek dhunuesit jo viktimat e dhunes seksuale 66e70d6089e2d
Story i mëparshëm

Jahjaga: Gishti tek dhunuesit jo viktimat e dhunës seksuale

moti i keq renie guresh ne aksin nacional burrel skuraj 66e70fb9dad7b
Story i radhës

Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin nacional Burrel- Skuraj

Të fundit nga

Trajneri vendos për Roko Vatën

Trajneri vendos për Roko Vatën! Vata nuk luan nga minuta e parë për Irlandën.. Në orën 20:45, do të luhen ndër të tjera pesë sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Skuadrat
ShkoLartë