Frustrimi i VV-së dhe stoicizmi i Kryemnistrit Hoti karshi dialogut!

VV-ja, nuk i beson Kryeministrit të Republikës së  Kosovës, nuk beson në premtimet e Tij, qendrimet dhe as në platformën e Qeverisë Hoti për Dialogun dhe n’veqanti për AKS-në, (Asociacionin e Komunave Serbe), përkundër deklarimit konsistent të Kryemnistrit Hoti n’lidhje me Dialogun me Serbinë për njohje reciproke, dhe kjo është qeshtje e tyre, qeshtje përceptimi.

  VV-ja, nuk i beson Kryemnistrit të Republikes së Kosoves, Dr.Avdullah Hotit, ngase nuk i beson Republikës dhe Qeverisë së saj.

– VV, nuk i beson qendrimit  permanent, stoik dhe konsistent të Kryemnistrit Hoti, ngase nuk i  beson as vetës, zatën dorëzuan përgjegjësitë kushtetuese duke dezertuar “n’fushëbetejë” edhe atëherë kur kishin “bajrakun” n’kulmin e betejes politike për vendin.

– VV, nuk i beson Kosoves sot, ngase nuk besoj në rrugëtimin e saj në luftë me armikun shekullor që nga fillet e levizjës politike të fundviteve të 80-ta, përkatësisht ; Levizjes aktive paqësore, të zberthyer në atë të rezistencës së armatosur në fund vitet 90-ta. dhe as periudhes së pas çlirimit, përkatësisht të asaj të pavarësimit dhe shtetbërjes dhe shtetëndertimit n’kontinuitet.

– Levizja e Kurtit, doli hapur kundër, dho jo vetëm hezituese e skeptike ndaj të gjitha proceseve historiko-politike dhe  nacional-shtetërore të Republikës së Kosoves që nga Rambuje 1999 dhe deri tek Uashingtoni i 4 shtatorit 2020.

LVV,ja e Kurtit, nuk njeh Republikën e Kosoves, Kushtetutën e saj dhe as Institucionet dhe simbolet e saja si atribute të shtetit, dhe këtë n’kontinuitet dhe duke mos u pënduar asnjëherë për vetëlajthitjën dhe ndryshimin radikal të bindjes dhe qendrimit për pasojë.

Kryemnistri Hoti, nuk e ka për “detyrë shtepije” të bind të frustruarit, nihilistet dhe aq më pak defetistet n’VV të cilët e luftojnë qellimshëm Kryemnistrin Hoti me kauza të rrejshme populiste, njësoj siq bëjnë prore ; kunder Kosoves, partnerëve strategjik dhe rrugëtimit tonë drejt integrimeve europërendimore dhe  veriatlantike.

Kryemnistri Hoti, ka obligim dhe detyrim kushtetues të ruaj ; integritetin dhe sovranitetin e vendit, rendin unitar të Republikes së Kosoves dhe kultivimin dhe  orientimin përndimor si vlerë dhe trashegimi nacional-historike të Dardanisë Antike-Kosoves.

LVV-ja dhe z.Kurti, duhet t’a kuptojnë njëherë e mirë dhe përgjithmonë, se Kosova nuk është çliruar duke qenë në anën e kundert të proceseve historike ;

– Duke qenë kundër Levizjes Nacionale për Liri & Pavarësi të Presidentit historik Rugova,

– Duke qenë kundër proceseve politike n’koordinim me aleatet jetik & strategjik n’krye me Ameriken në Rambuje e Paris që i paraprinë çlirimit definitiv të Kosoves me nderhyrjen e NATO-së kunder Serbisë me 24 mars- 12 qeshor 1999,

– Duke qenë kundër Misionit civil e ushtarak të aleatëve në Kosoven e çliruar me skrificën tonë dhe ndihmesën vendimtare të miqëve të krijuar nga populli ynë n’krye me arkitetktin e pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova,

Kosova nuk është çliruar me grafite e mbishkrime  tuaja, në objektet ku ishin të vendosura misionet paqëruajtëse nderkombëtare në Kosoven e lirë dhe me pas edhe t’pavarur n’koordinim me partneret strategjik.

– Kosova nuk është çliruar dhe as pavarësuar nga efekti i protestave të dhunshme të VV-së në rrugë kundër pasurisë  publike, prones private dhe Institucioneve dhe organeve të Rendit dhe Ligjit,  

– Kosova nuk është bërë shtet sovran dhe demokratik, me gazin lotësjellës të VV-së në Parlament dhe as me “bilbilat” në tempullin e demokracisë parlementare me kauza të rrejshme dhe në dëm të vendit dhe integrimeve perndimore.

LVV dhe z. Kurti !

Para se t’kerkojnë rikthimin n’qverisje, duhet të deklarohen hapur dhe botërisht ; pse tradhëtuan besimin dhe mbeshtetjen qytetare kur dezertuan nga fronti i qeverisjes me vendin ?

A e njohin Republikën e Kosoves, simbolet dhe institucionet e saja legjitime dhe legale ?

A i njohin Ligjet pozitive dhe Kushtetutën e Republikës së Kosoves?

A njohin orientimin perendimor të Kosoves dhe shqiptarëve, të kultivuar e të promovuar nga Presidenti historik Rugova ?

Dua t’besoj dhe shpresoj si qytetar lojal i këtij vendi, se VV-ja, ka kaluar “ylberin” dhe është njëjtësuar me vlerat sublime të atdheut dhe interesin shtetëror të Republikës së Kosoves, edhe pse faktet provojnë të kundërtën, fatkeqësisht !

Ngjarja paraprake

​Reagimi i Mourinhos pasi skuadra e tij mori 3 gola për 12 minuta

Ngjarja e ardhëshme

Ishte modele e njohur, tani mbledh ushqim në kazanë mbeturinash

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian