Frustrimi i Contes

Italiani ka pasur komente të ashpra për skuadrës pas humbjes në Londër nga Southampton

Tottenhami u përmbys në shtëpi nga Southampton me rezultat 3-2 të mërkurën dhe Antonio Conte nuk e ka fshehur frustrimin e tij në skuadër pas ndeshjes.

Spurs avancuan dy herë në ndeshje por e humbën fitoren në 15 minutat e fundit pasi që pësuan dy gola në fund të takimit.

Conte ka vajtuar nivelin e koncentrimit të skuadrës së tij dhe ka thënë se ata duhet të mësojnë që si ta ruajnë rezultatin më mirë.

“Ishte për të ardhur keq për shkak se mendoj se në pjesën e parë ne vuajtëm kundër tyre, por në pjesën e dytë ne luajtëm mirë dhe shënuam gol por pastaj ne nuk arritëm që ta ruajmë rezultatin deri në fund”, tha ai në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e dimë që na pret një rrugë e gjatë. Ne duhet t’i menaxhojmë më mirë situata të tilla.

“Ka shumë, shumë pjesë të lojës. Nuk është vetëm një mënyrë se si të luajmë një ndeshje. Nëse jeni duke humbur 2-1 ndoshta është më mirë që të shikoni mos të pranoni golin e dytë”.

“Në pjesën e parë në bëmë shumë gabime. Shumë herë, pasimi nuk ishte i mirë dhe ne rrezikuam shumë dhe ia komplikuam vetës punën dhe mendoj se edhe kjo është pjesë e një procesi që po ndodh”.

“Nëse duhet të përpiqemi që të përmirësohemi, atëherë duhet të jemi më të saktë në pasime”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdes një person në një aksident në rrugën Shtip-Radovish

Story i radhës

Einxhel: Kam shumë dëshirë të jem pjesë e finales, me apo pa 10 mijëshen

Të fundit nga