Frika e depërtuar nga lufta në Ukrainë, Polonia blen satelitë nga Franca, zyrtarët: Ditë e rëndësishme për ushtrinë polake

Nën frikën e luftës në Ukrainë, Parisi dhe Varshava kanë nënshkruar një marrëveshje për shitjen e dy satelitëve francezë të vëzhgimit Polonisë.

“Kjo kontratë e madhe tregon besimin e Polonisë në teknologjinë dhe industrinë tonë,” shkroi , tha të martën ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu, në Twitter pas takimit me homologun polak.

Ministri francez u shpreh se kjo marrëveshje tregon “lidhjet e thella që bashkojnë Francën dhe Poloninë në fushën e mbrojtjes”, ndërsa theksoi se kjo do të krijonte “500 vende pune në Francë për pesë vitet e ardhshme.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë Mariusz Błaszczak tha se kjo marrëveshje shënon “një ditë e rëndësishme për ushtrinë polake”.

“Ky investim në teknologjinë më të fundit është një përmirësim i rëndësishëm në aftësitë e Forcave të Armatosura Polake në fushën kyçe të marrjes së të dhënave të zbulimit,” ka shkruar Błaszczak në Twitter .

Njoftimi i së martës vjen gjashtë javë pasi vendi u godit nga një raketë “prodhuar nga Rusia”, duke shkaktuar një shpërthim jashtë fshatit rural lindor polak të Przewodow, 6.4 kilometra)në perëndim të kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy fermerë.

Në momentin e ngjarjes, ambasadori i Polonisë në Kombet e Bashkuara Krzysztof Szczerski tha se incidenti “na mëson se sa afër e jetojmë në të vërtetë përshkallëzimin e mundshëm në përhapjen e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës të pasojave të gjera që ne të gjithë mund t’i perceptojmë. ”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Qëllimet e Beogradit janë të fshehet e vërteta

Story i radhës

Shpërthen në federatën serbe, akuza se Dragan Stojkoviq mori 1.5 milionë euro!

Të fundit nga