Françesko dhe familjarët i bëjnë surprizën më të bukur Fjoralbës në emisionin e saj!

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, zbuloi para pak ditësh se ishte infektuar sërish  me koronavirus, kur pas disa muajsh u prek për herë të parë. Në bashkëbisedimin me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo zbuloi se simptomat këtë rradhë ishin më të rënda sesa në infektimin e parë, pasi përveç kollës dhe temperatures, kishte dhe dhimbje të mëdha kockash.

“Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”, u shpreh Fjoralba para disa ditëve..

Së fundmi, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka humbur nuhatjen dhe shijen dhe për këtë arsye, moderatorja tregon se ka humbur shumë peshë.

Përsa i përket pyetjes së drejtuar nga ndjekësit e saj se a vazhdojnë t’i dhembin kockat, Fjoralba ka shkruar:

“4 ditët e para që kur më nisën simpomat, kam pasur dhimbje aq sa nuk flija dot…kam 2 ditë që jam pak më e qetë dhe po e marr veten”.

Fatmirësisht, moderatorja ka treguar se ndihet më mirë dhe po e merr veten. Megjithatë, ajo duhet të vazhdojë të qëndrojë e izoluar.

Fjoralbën e ka marrë shumë malli për personat e dashur, partnerin, familjarët si dhe stafin e punës, të cilët i kanë bërë të gjithë së bashku një surprizë.

Kjo surprizë e ka përlotur Fjoralbën, e cila ka marrë edhe një buqetë me trëndafila të bardhë nga Françesko.

“Më ka marrë malli shumë”- dëgjohet të thotë ajo me lot në sy, siç e shohim në videon promo të emisionit.

Ngjarja paraprake

Ministria e Shëndetësisë bën kategorizimin e komunave – në zonën e kuqe janë gjashtë

Ngjarja e ardhëshme

NUREDINI: U siguruan mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian