Francë, sindikatat e mediave dënojnë dhunën policore në vend

Sindikatat e gazetarëve dhe përfaqësuesit e medias në Francë dënuan dhunën policore ndaj gazetarëve gjatë protestave në vend kundër projektligjit të sigurisë së përgjithshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Francës (SNJ), Konfederata Demokratike e Punës (CFDT) dhe SNJ-Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) nën çatinë e Komisionit të Kartës së Identitetit të Gazetarëve Profesionistë (CCIJP) që janë përfaqësues të Federatës së Gazetarëve të Evropës në Francë si dhe pronarët e institucioneve mediatike kanë publikuar një deklaratë të përbashkët kundër dhunës policore ndaj gazetarëve.

Në deklaratë thuhet se shumë gazetarë në kryeqytetin Paris u vendosën në objektivin e dhunës policore gjatë marshimit për liri që u mbajt të shtunën në mbarë vendin.

CFDT, SNJ dhe SNJ-CGT dënojnë të gjitha llojet e dhunës, thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se në protesta janë përballur me dhunën e forcave të rendit të paktën 8 gazetarë, përfshirë edhe fotoreporterin e pavarur sirian Ameer al Halbi, fitues i çmimeve i cili ka ardhur në Francë si refugjat.

“Në demokraci nuk janë të pranueshme këto sulme kundër të drejtës për informim”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se CCIJP dënon dhunën.

Dhuna sistematike e policisë kundër gazetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (EFJ), Ricardo Gutierrez tha se “kundër gazetarëve është shfaqur dhunë sistematike e policisë” dhe se kjo është e papranueshme.

“Në asnjë mënyrë dhuna nuk mund të nxjerrë të drejtë një tjetër, por ka ardhur koha që politikanët francezë të largohen nga mentaliteti për të nxitur konfliktin mes gazetarëve dhe punonjësve të policisë. Vazhdimi i mbështetjes së ligjit të sigurisë së përgjithshme është papërgjegjësi”, thekson Gutierrez duke shtuar se dënojnë edhe dhunën kundër policisë.

Projektligji i sigurisë së përgjithshme në Francë është kritikuar nga një shtresë e gjërë e shoqërisë civile, përfshirë autoritetet e Bashkimit Evropian (BE), institucionet ndërkombëtare, përfqësues të mediave, gazetarë dhe janë mbajtur protesta me arsyetimin se “shkel privatësinë e jetës private dhe lirinë e shtypit”.

Pas reagimeve qeveria u tërhoq me një hap prapa duke vendosur të rishikojë nenin 24 të projektligjit të sigurisë i cili kritikohet më së shumti dhe i cili ndalon publikimin e pamjeve të forcave të sigurisë.

Protestuesit dhe gazetarët u përballën me dhunën e forcave të sigurisë gjatë protestave që u zhvilluan ditët e fundit në shumë pika të vendit.

Së fundmi më 28 nëntor në mbarë vendin janë mbajtur mbi 100 protesta ku kanë marrë pjesë qindra mijëra njerëz ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ku si pasojë u plagosën një numër i madh gazetarësh.



. .

Ngjarja paraprake

Gjyqtari Luan Daci shpallet fajtor, ja dënimi që i jep gjykata dhe për çfarë akuzohet

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi mujor: Të papriturat në muajin e fundit të këtij viti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian