Francë, përplasen në ajër dy avionë

Dy avionë të vegjël janë përplasur në ajër në Francë duke shkaktuar 5 viktima. Ngjarja ndodhi të shtunën në juglindje të qytetit Tours.

Avioni më i vogël, me 2 pjesëtarë në bord ra në një gardh në një shtëpi në qytetin e Loches. Dëshmitarët kanë treguar se menjëherë pasi ra në tokë, avioni shpërtheu në flakë.

Avion tjetër më i madh, që kishte 3 turistë në bord ra në një zonë të pabanuar.

“Të pestë personat vdiqën”, njoftoi policia.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë të ditura, por mësohet se menjëherë kanë nisur hetimet. Banorëve të zonës u është thënë që të qëndrojnë në banesa. Përplasjet në ajër të avionëve janë shumë të rralla.

Image
Image
Ngjarja paraprake

"Opinioni ndërkombëtar duhet të ngre zërin kundër Armenisë"

Ngjarja e ardhëshme

Nënshkroi me 4 lojtarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian