Francë, mbi 39 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 39.113 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 324 të vdekur nga virusi, si dhe 21 të vdekur në 4 ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99.508.

Me 39.113 rastet e reja, gjithsej numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.106.329.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.226 persona, prej të cilëve 5.952 në kujdes intensiv, ndërkohë me 2.117 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 313.051. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 9.1 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 11.340.564, ndërsa 3.977.406 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.



. .

Ngjarja paraprake

Haradinaj kujton tragjedinë e 22 viteve më parë në Mitrovicë: Kemi obligim të këmbëngulim për drejtësi

Ngjarja e ardhëshme

Gjukanoviq: Do ta mbrojmë Malin e Zi nga nacionalizmi serb-madh dhe projekti i Serbisë së Madhe me të gjitha mjetet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian