Franca vendos një helikopter në kufirin me Italinë për të parandaluar emigrantët

Për të parandaluar çdo kalim të emigrantëve nga Italia, Franca ka vendosur të vendosë edhe një helikopter në kufi. Helikopteri ka fluturuar mbi zonën midis kufirit italo-francez të Ponte San Ludovico dhe atë San Luigi-t, në Ventimiglia. Monitorimi nga lart mund të synojë kontrollin e çdo lëvizjeje të emigrantëve.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se nuk do të pranojnë asnjë nga mijëra emigrantë të parregullt që erdhën në ishullin Lampedusa të Italisë dhe shkaktuan krizën mes vendeve. Lidhur me deklaratën e Ursula von der Leyen për “ndarjen e emigrantëve midis vendeve”, ai u shpreh:

“Jo, Franca nuk po përgatitet ta bëjë këtë. Franca do të ndihmojë Italinë të mbrojë kufijtë e saj për të parandaluar këto kalime”.

Ai potencoi se Franca nuk do të pranojë emigrantë që nuk plotësojnë kushtet e azilit. Darmanin argumentoi se Italia duhet t’i dërgojë emigrantët në vendet nga kanë ardhur në vend që t’i shpërndajë në Evropë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tramezzani: Arabia Saudite? Nuk mendoj se do të ndalen

Story i radhës

Informatizimi, 30% e punonjësve përdorin kompjuterin si mjet kryesor të punës

Të fundit nga