Franca shënon rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, një rritje e madhe e rasteve me koronavirus u regjistrua në Francë – 13.713, krahasuar me 3.411 një ditë më parë ose 8.083 të martën e kaluar.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë në 3.088.

Por gjithsesi i pamjaftueshëm për të përmbushur kushtet për zbutjen e masës së vendosur nga presidenti Emmanuel Macron, e cila është që numri i pacientëve në kujdes intensiv të jetë midis 2.500 dhe 3.000, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani është 2.31 milionë, dhe në 24 orët e fundit, 454 vdekje janë regjistruar në shtëpi për të moshuar dhe të sëmurë, dhe 366 në spitale.

Ngjarja paraprake

Grubi: Nuk ka rëndësi pozita ime në pushtet derisa jam afër Ali Ahmetit

Ngjarja e ardhëshme

Vrasja e 25-vjeçarit, xhaxhai: Ai iu largua policisë se s’kishte maskë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian