Franca regjistron rreth 13 mijë raste të reja me coronavirus dhe 63 të vdekur

Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në 24 orët e kaluara, 12,845 raste të coronavirusit janë regjistruar në Francë, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë të atij vendi.

Kjo është hera e parë që nga 27 shtatori që numri i njerëzve të infektuar me coronavirus ka kaluar 10 mijë, raporton reuters.

Gjithashtu është bërë e ditur se 63 persona kanë vdekur si rezultat i coronavirusit, e cila gjë e dërgoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,956.

Ndryshe, deri më tani 563,535 njerëz janë infektuar me coronavirus në shtetin francez. 

Ngjarja paraprake

Kompania australiane zhvillon testin për COVID-19 bazuar në tharmin e bukës

Ngjarja e ardhëshme

​Konjufca: Hoti nisi ‘t’i bie fyellit’ pasi Thaçi tha se Zajednica është e rrezikshme

të fundit nga