Franca regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Franca sot regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19, duke konfirmuar 18.746 të infektuar brenda 24 orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 80 pacientë, për ta çuar në 32.445 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Në vend po vazhdon trajtimi në spitale i 7.536 pacientëve, përfshirë 1.416 në kujdes intensiv, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 99.793, me 498 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shkalla e rezultimit pozitivë të pacientëve të testuar ka arritur në 9,1 për qind.

Më herët, më 3 tetor, Franca theu rekordin e rasteve ditore me 16.972 të infektuar.



. .

Ngjarja paraprake

Batuta e Ramës me Varhelyi: Kemi vite që përgatitemi për dasmë, por nuk vijnë krushqit

Ngjarja e ardhëshme

Arbër Ademi: Amendamentet në Kuvend mund të dorëzohen edhe vetëm në gjuhën shqipe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian