Franca raporton mbi 19.800 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 19.814 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 2.747.135, nga të cilët 67.431 kanë vdekur, përfshirë 281 në 24 orët e fundit.

Në spitale gjatë shtatë ditëve të fundit ka vazhduar trajtimi i 8.483 personave, prej të cilëve 1.313 ndodhen në kujdes intensiv.

Norma e testeve pozitive për COVID-19 në vend është rritur në 6 për qind.

Në anën tjetër ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, nga llogaria twitter njoftoi se që nga 4 janari e deri më tani janë vaksinuar mbi 80 mijë persona, përfshirë punonjësit e shëndetësisë dhe personat që qëndrojnë në shtëpitë e pleqve.



. .

Ngjarja paraprake

Zgjidhjet që duhet të ofroni në dashuri gjatë vitit të ri, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

Ngjarja e ardhëshme

Klopp zbulon trajnimet speciale që do të bëjë për ndeshjen ndaj Man United

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian