Franca i quan diskriminuese rregullat e karantinës në Britani

Vendimi i Anglisë për të mbajtur masat e karantinës për udhëtarët që vijnë nga Franca dhe jo për ata që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian ka irrituar jo pak Parisin.

Mbretëria  e Bashkuar ka deklaruar se do të lejojë vizitorët plotësisht të vaksinuar nga BE dhe Shtetet e Bashkuara të mbërrijnë pa pasur nevojë të karantinohen nga java e ardhshme, por u shpreh se do të rishikojë rregullat për udhëtarët nga Franca.

“Ky vendim është i tepërt dhe nuk ka kuptim në aspektin e politikave shëndetësore. Kjo masë nuk ka asnjë themel në shkencë dhe kjo është  diskriminuese ndaj francezëve”, tha ministri francez i Europës Clement Beaune gjatë një interviste në televizion.

Beaune ka vijuar më tej duke shpresuar  se  Mbretëria e Bashkuar do të rishikojë vendimin e saj në të ardhmen dhe deklaroi  se Franca nuk po planifikon ndonjë masë hakmarrëse aktualisht.

Qeveria britanike po mban rregullat e karantinës për udhëtarët nga Franca për shkak të pranisë së variantit Beta, i cili besohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Joe Biden: 100 dollarë kush vaksinohet ose ...

Ngjarja e ardhëshme

Drejtori Sportiv i Dritës flet pas eliminimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian