Ngjarja vjetore sportive në Francë, gara e biçikletave Paris-Roubaix 2020, u anulua sot për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizatorët përmes një kumtese bënë të ditur se edicioni i 118-të i Paris-Roubaix nuk do të zhvillohet më 25 tetor, pas njoftimit të djeshëm të ministrit francez të Shëndetësisë, Olivier Veran, ku ai bëri të ditur se rastet me COVID-19 shënonin rritje në të gjithë vendin.
Data fillestare e organizimiz të garës Paris-Roubaix ishte 12 prill, por ajo u prolongua për më 25 tetor për shkak të pandemisë.
Në kumtesë theksohet se edicioni i 118-të Paris-Roubaix do të mbahet më 11 prill 2021.
Paris-Roubaix zhvillohet që nga viti 1896, ndërsa është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit.
Gara mori emrin “Ferri i Veriut” për shkak të rrugës së vështirë në veri të Francës.