Fotografohet përdore me Eduartin, si duket Arbana në javët e fundit të shtatzënisë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër së shpejti. Gjinia e bebit u zbulua gjatë një surprize që i bëri stafi Arbanës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku rrobat e bebit në ngjyrë bojëqielli nuk lanë më vend për dyshime se moderatorja do të bëhet sërish me djalë.

Në punatat e fundit të emisionit Arbanën e kemi parë me veshje të gjera duke “kamufluar” barkun e rrumbullakosur, por tani që është në javët e fundit nuk mundet ta fshehë më. Duke ecur rrugëve të qytetit, e veshur me shapka dhe një fustan të shkurtër, ajo duket e qeshur teksa i mban dorën e Eduartit.

Fotoja ka bërë xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale, pasi askush nuk mund t’i rezistojë tundimit për të parë si duket moderatorja në përditshmëri gjatë javëve të fundit të shtatzënisë.

Bebushi pritet të vijë në jetë së shpejti dhe Eduarti ka zbuluar gjatë një interviste në “Pushime On Top” se emri do të jetë tipik shqiptar. Çifti ende nuk ka vendosur një datë për dasmën, ama dinë që do ta organizojnë në Bogë.

Ngjarja paraprake

FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike: në 2020 Shqipëria -7.5 përqind

Ngjarja e ardhëshme

Turqia mbështet Azerbajxhanin në konfliktin në Nagorno-Karabak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian