Fotografia e çuditshëme e Ramës, kë kopjoi kryeministri me këpucët e grisura

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama paska më tepër se një adhurues në radhët e politikanëve shqiptarë socialistë.

Që nga nisja e mandatit të tij si kryetar bashkie, Erion Veliaj e ka ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të ish-presidentit dhe është kritikuar shpesh për kopjimin e stilit të Obamës. Megjithatë, stafetën për t’iu përafruar ish-kreut të SHBA-së, kësaj radhe e ka rrëmbyer kryeministri i vendi Edi Rama.

Nga fshati Miras i Devollit, kryeministri ka shkrepur një foto ku ai tregon sesi i’u çanë këpucët pas rrugës që bëri. Kjo fotografi e kreut të qeverisë është tejet e ngjashme me një të publikuar nga Obama ku ai shfaqet i mbështetur në një karrike, me shollat e këpucëve të çara.

Kjo nuk është hera e parë që kryeqeveritari Rama e ka imituar idhullin e socialistëve. Në postime të mëparshme të Ramës është vënë re një ngjashmëri e madhe me stilin dhe mënyrën e veprimit të ish-presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Ngjarja paraprake

Konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga programi: Shyqyr që dola single

Ngjarja e ardhëshme

I lindur dhe rritur në Zvicër, Hasani do të luante me kënaqësi për Kosovën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian