Foshnjat e lindura me operacion cezarian në rrezik më të lartë të hospitalizimit shkaku i infeksionit

Foshnjat e lindura me operacion cezarian janë në rrezik më të lartë të hospitalizimit për shkak të infeksionit, thotë një hulumtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb faqes “The Hippocratic Post”, ekspertët nga Instituti i Kërkimeve për Fëmijë “Murdoch” dhe Universiteti Aarhus, kanë zhvilluar hulumtim ku janë ekzaminuar 7.2 milionë lindje në Australi, Danimarkë, dhe Britani të Madhe ku 23 për qind janë bërë me operacion cezarian.

Hulumtimi vuri në pah se 1.5 milionë fëmijë deri në moshën e tyre 5-vjeçare janë hospitalizuar lidhur me ndonjë infeksion.

Më tej thuhet se nga këto infeksione 14 mijë janë lidhur me operacion të detyrueshëm cezarian ndërsa 18.500 janë për shkak të operacioneve cezariane të bëra me vetë dëshirë.

Prof. Lars Pedersen nga ekipi hulumtues tha se shkaku i kësaj lidhet me atë se foshnjat nuk ekspozohen ndaj mikrobeve ashtu si në lindjen normale.

Ekspertët tërhoqën vëmendjen se pavarësisht rrezikut në fjalë, lindja cezariane është mënyra më e sigurtë për disa gra dhe foshnja.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Plos Medicine”.



. .

Ngjarja paraprake

Ndarja nga Jeta e “Ver Llapës”/ Halit Valteri: Politika nuk duhet të kujtohet për ta kur nuk janë më

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19 dhe ndikimi i tij nё sigurinë njerëzore nё Kosovё

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian