Foshnja Muhammed kthehet në Idlib me këmbët protezë të vendosura në Turqi

BURAK KARACAOĞLU/AHMET KARAAHMET

Foshnja 15-muajsh, Muhammed Mısaytıf i cili nuk ka gjymtyrët këmbë dhe duar që nga lindja është kthyer në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, pas vendosjes së protezave në Turqi ku ai erdhi me udhëzimin e ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu.

Foshnja Muhammed nga Idlibi mbërriti në Turqi me familjen e tij më 1 shtator dhe pas trajtimeve të nevojshme atij iu vendosën këmbë protezë.

Me këmbët protezë foshnja 15-muajsh, Muhammed u rikthye në çadrën e tij ku strehohet në Idlib pas një procesi adoptimi 7-javor që kaloi nën vëzhgimin e institucioneve përkatëse në Turqi.

“Shpreh falënderimet për znj. Emine Erdoğan”

Halit Mısaytıf, babai i vogëlushit Muhammed në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha: “Sot u kthyem në Idlib, pasi ka përfunduar faza e parë e trajtimit. Procesi do të përfundojë në ditët në vijim duke ardhur përsëri në Turqi. Shpreh falënderimet e mia ndaj qeverisë turke, AFAD dhe AA-së për kontributet e tyre”.

“Gjithashtu shpreh falënderimet e mia edhe për znj. Emine Erdoğan e cila na ka mbështetur në këtë proces dhe e cila na ftoi në shtëpinë e saj (më 7 shtator)”, tha ai.

Mısaytıf theksoi se janë pritur shumë mirë nga populli turk. “Kanë vendosur këtë komplet protezash që Muhammed të mësohet me këmbët artificiale. Në periudhat e mëpasshme do t’i vendosin një protezë tjetër për të cilën shpresojmë se do të mund të ecë”, tha Mısaytıf.

“E ndjen veten si fëmijët normal”

Fëmijët që e shikojnë Muhammedin me formën e tij të re vijnë dhe kanë filluar të luajnë me të, shpjegon Mısaytıf i cili shtoi se “Muhammed tashmë qesh. E ndjen veten si fëmijët e tjerë. Shpresoj që procesi i trajtimit të përfundojë dhe Muhammedi të ecë plotësisht. AA ishte ajo që njoftoi zërin e Muhammedit për qeverinë e Turqisë”.

AA njoftoi botën për historinë e foshnjes Muhammed

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu dha udhëzimin për transferimin e foshnjes 14-muajsh, Muhammed Mısaytıf i cili nuk ka gjymtyrët këmbë dhe duar që nga lindja, që përpiqej të vazhdonte jetën në kushte të vështira në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Nën koordinimin e Kryesisë së Menaxhimit të fatkeqësive dhe situatave emergjente (AFAD), foshnja Muhammed dhe familja e tij pas hyrjes në pikën kufitare Cilvegözü mbërritën në qytetin Hatay të Turqisë.

AA më 28 gusht njoftoi botën për historinë e foshnjes Muhammed i cili lindi pa gjymtyrë në një shtëpi në një zonë të shkatërruar në Idlib dhe të në cilën ishin strehuar civilët e zhvendosur me detyrim.



.. .

Ngjarja paraprake

MTI lanson data-bazën me informata për licenca dhe leje të ndryshme

Ngjarja e ardhëshme

Ndjekësi e akuzon për vjedhje, Butrint Imeri i kthehet keq

të fundit nga