Formimi i Asociacionit të Komunave në Dardaninë Lindore, i njejti me atë nëse formohet në Dardani

Formimi i Asociacionit të Komunave në Dardaninë Lindore, i njejti me atë nëse formohet në Dardani, kuptohet, jo me kompetenca egzekutive

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ne Dardani sipas Marrëveshjës se Marthy Athisarit, ka qenë e paraparë vetem në periudhën e pavarësisë se mbikëqyrjes por jo edhe pas konsolidimit dhe heqjes së kësaj pengese.

Kryeministri Kurti, gjatë bisedimeve në korrik siq po pretendohet të ndodhë, duhet ta ngrisë këtë çështje, jo vetëm sa për sy e faqe por si moment esencial për përkujdesjen e realizimit të drejtave të minoriteteve sipas Konventave ndërkombëtare për të drejtat e komuniteteve si dëshmi i një shteti që pretendon të jetë demokratik e që në rastin e shtetit të Dardanisë, minoriteti serb, jo që është në avansim si askund në rruzullin tokësor por edhe iu ka dhënë fuqia e vetos kur duhet të vendoset për çështjet ku janë interesat nacionale të një popullate shumicë siq janë shqiptarët në Dardani.

Një komunitet i cili nuk përbën as 4% të popullatës së përgjithshme, është i superfavorizuar që është barometër i avancimit të të drejtave të komunitetit serb të cilët në të njejtën kohë i pengon vendimet me prioritet nacional si rezultat i koncesioneve ndaj Serbisë të përfshira me Kushtetutë dhe ligje për arritjen e pavarësisë.

Fatkeqësisht, ish udhëheqja dardane, nuk qe e aftë t’iu përballoj fiskulturave politike te Serbisë e cila e shfrytëzojë mangësinë e mosdijes, mosguximit dhe statusit e disave të shantazhuar, ranë pre e kësaj gracke me fatalitet, nëse realizohet si pengesë për funksionimin e shtetit të Dardanisë e që është edhe strategji por edhe intencë e shtetit të Serbisë, në krye me Vuqiqin.

Dhe, pasi Serbia me zhdërvjelltësi e futi si çështje e obligueshme ndërkombëtare Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ani pse kjo është thjeshtë çështje e brendshme rreth të cilave, vetëm kur të ketë njohje reciproke ne mes të dy shteteve të barabarta, mund të bisedohet dhe të arrihet marrëveshje në interes të dy minoriteteve për të cilat të dy shtetet e kanë të drejtën të interesohen dhe angazhohen.

Përderisa, Vuqiqi në konferencë shtypi, gjoja si me habi se, ende “po na imponohet reciprociteti”, tregon se sa larg nëse i jepet shansi, do të tenton që reciprocitetin ta zhbëjë për rritjen e pazareve në procesin e bisedimeve.

Përderisa shqiptarëve në Dardaninë Lindore (Preshevë, Bujanovc e Medvegj), iu pengohet libri elementar i gjuhës shqipe, mund të konkludohet se në çfarë gjendje ekziston ajo pjesë e shtetit të Dardanisë, një segregacion që as në Afrikën e Jugut nuk është përdor si masë diskriminuese ndaj një minoriteti.

Nëse kësaj i shtohet pa siguria dhe rreziku ekzistencial fizik i banorëve të atyre trevave, atëherë shtrohet pyetje për përfaqësuesit e shtetit të Dardanisë se, a janë angazhuar seriozisht në bazë të gjendjes faktike në nivel të drejtave qytetare e njerëzore.

Pse, Kryeministri Shqiptar, “vella me Vuqiqin”, nuk e ngriti këtë çështje njëashtu sikur Serbia kërkon për serbët në Dardani.

Para një kohe u tha se, megjithatë kanë arritë marrëveshje që abetarja në gjuhën shqipe të lejohet nëpër shkollat e komunave me shumicë shqiptare.

A nuk është turp, krim dështim politik i klasës politike në të dy anët e kufirit e lëre ma ndonjë kërcënim siç e bën Serbia ndaj Dardanisë, sipas tyre, se nëse rrezikohen të drejtat e serbëve e lëre ma rrezikimi i jetrave të tyre, Serbia, nëse është nevoja, do të ndërhynë edhe ushtarakisht.

Mos të keqkuptohem, nuk jam për acarim dhë nxitje të edhe ashtu të ngrira që mund të shndërrohen në aktive por, jo të dorëzohemi ndaj kërcenimeve dhë shantazhimeve të Serbisë, bile edhe baza ditore. Sipas asaj të romakëve të vjetër kur donin t’i frikëdoni fëmijet, “Hanibal ante portas”(Hanibali pas dere). Kjo gjendje është e pa durueshme.

Bashkimi evropian, nëse mendon të krijoj paqe dhe stabilitet në Ballkan por edhe në Evropë, atëherë, pa barazimin e të drejtave të minoriteteve në nivel të dy shteteve, qetësi dhe zhvillim normal i marrëdhënieve në mes tyre, Serbisë dhë Dardanisë, nuk ka.

Vendosmëria e SHBA-ve, dhe e Evropës, nën presionin serioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa po duket, kjo sagë shekullore, më në fund duhet të përfundohet, falë situatës se krijuar pas invadimit rus ndaj Ukrsinës që, njëherit është kërcënim ndaj Evropës perëndimore, perëndimit në veçanti dhe njerzimit në përgjithësi.

Invadimi rus ndaj Ukrainës, sipas asaj se, frika dhe interesi i bashkon njerëzit, në rastin konkret, shtetet, atëherë, vjen si imperativ i pa vonesë se, konfliktet të ashtuquajtura lokale, nëse mund të quhen ashtu, duhet të zgjidhën, para se të bëhet një rirenditje e rendit të ri botëror duke i eliminuar diktatorët e tipit të Putinit dhë të aspiruesve kolonialiste teritoriale ndaj shteteve demokratike.

Nuk është utopit, e them unë, sepse është një gjendje në të cilën kërkohet prioritet i nivelit shtetëtore karshi atij të minoritetit tonë të ndarë padrejtësisht nga trungu i atdheut, por, është momenti më i duhur që Vuqiqi të deklasohet dhe ulë kokën para kërkesave të tij maksimale ireale në krahasim me sovranitetin dhë tërë dinë teritoriale të Republikës së Dardanisë, e tkurr shekuj me radhë e cila, sipas logjikës serbe, duhet përsëri të jap pjesë të tokës dardane mbi të cilën Serbia e shtrinë territorin e saj.

Për vendime të këtilla dhe në përgjithësi për dislogun dhe fatin e shtetit, duhet të arrihet konsenzus që nënkupton, opozita duhet të jetë e kyqur dhe të marrë pjesën e përgjegjësisë e cila i takon.

Kjo, edhe e shton fuqinë shtetëtore karshi Serbisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si veprime unike serioze dhe gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet në interes të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fobitë që krijojnë gratë kur bëhen nëna

Story i radhës

Vdes aktori i njohur turk, me origjinë shqiptare, Cuneyt Arkin

Të fundit nga