Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë për muajin nëntor për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Dardanët presin Izraelin me fillim nga ora 20:45, derisa janë në kërkim të fitores së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë vetëm barazime.

Për këtë duel ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë emrat e Amir Rrahmani, Mërgim Vojvodës, Florent Hadergjonajt, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.

Kësisoj trajneri Primoz Gliha pritet të bëj ndryshime të mëdha në formacion, megjithatë në portë do të jetë i përhershmi Aro Muric.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luaj nga minuta e parë Lirim Kastrati, derisa në të majtë Fidan Aliti. Në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi.

Reparti i mesfushës do të përbëhet nga Qëndrim Zyba dhe Florian Loshaj, ndërsa më i avancuar është Florent Muslija.

Ndërkohë në sulm Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë, derisa në qendër është Vedat Muriqi.

Për krahun e majtë të sulmit është një konkurrencë e madhe mes Elbasan Rashanit, Ermal Krasniqit dhe Zymer Bytyqit, por duket se më i preferuar është Rashani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gërkovska: Askush nuk ka të drejtë të ndalojë ose kufizojë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes

Story i radhës

Reforma në drejtësi, Gogu flet me bindje për SPAK: S’po ndikohen nga asgjë

Të fundit nga