Formacionet zyrtare, Tirana-Partizani

Luhet sot derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, teksa është një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit në lidhje me të dyja skuadrat. Ndërkohë, trajnerët kanë vendosur edhe në lidhje me titullarët që do ta luajnë këtë sfidë.

Trajneri, Orges Shehi ka bërë disa ndryshime duke kaluar në mbrojtjen me tre duke vendosur në prapavijë Behiratçen, Vangjelin dhe Hoxhallarin. Sakaq, nuk ia ka dalë Torasa të jetë pjesë e sfidës nga minuta e parë, ndërsa në sulm luan dyshja Kale-Seferi.

Sa i përket kampit të Partizanit, trajneri Ilir Daja nuk ka ndryshuar shumë dhe ka hedhur në fushë formacionin e zakonshëm, teksa sulmi udhëhiqet nga treshja, Asani-Kordeiro dhe Çinari. Ndërkaq, nuk do të mungojë edhe mbështetja e Bardhit, i cili është i vendosur disa metra më pas në fushë. /VipSport.al/

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Behiratçe, Hoxhallari,Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci, Kale, Seferi
Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari
Trajner: Ilir Daja.

Ngjarja paraprake

Brdariç konfirmohet në stolin e Vllaznisë

Ngjarja e ardhëshme

Studimi: Burrat që martohen me infermiere, janë burrat më të lumtur në botë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian