Formacionet zyrtare: Portugali – Turqi

Në Estadio do Dragao zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e barazhit për kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë.

Trajnerët Fernando Santos dhe Stefan Kuntz i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Dalot, Fonte, Danilo Pereira, Guerreiro; Bernardo Silva, Moutinho, Bruno Fernandes; Otávio, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.

Formacioni startues i Turqisë: Çakir; Kabak, Soyuncu, Demiral, Kutlu; Çelik, Kokçu, Çalhanoglu, Akturoglu; Cengiz Under; Yilmaz.

Përfaqësuesja që do të fitojë këtë përballje në finalen kualifikuese do të ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar

Story i radhës

Deklaratat e trajnerit Ilazi, drejtorit Krasniqi dhe volejbollistes Llugaliu, para kualifikueseve për Evropian

Të fundit nga