Formacionet startuese Dinamo Zagreb – Villarreal: Ademi startues, Kastrati në bankën rezervë

Në stadiumin Maksimir zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Evropës ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Villarrealit.

Për skuadrën kroate nga minuta e parë do të luajë Arijan Ademi, derisa Lirim Kastrati është në bankën rezervë.

Trajnerët Damir Krznar dhe Unai Emery i kanë bërë përzgjedhjet e lojtarëve që ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Dinamo Zagrebit: Livakovic; Ristovski, Lauritsen, Theophile-Catherine, Gvardiol; Majer, Ademi, Jakic; Ivanusec, Orsic; Atiemwen.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Parejo, Capoue, Trigueros; Chukwueze, Bacca, Gerard Moreno.

Ngjarja paraprake

Rama telefonon kandidaten: Më 25 prill t’i japim dërrmën LSI, një pjesë te ne, një pjesë te PD

Ngjarja e ardhëshme

Lutfi Haziri kujton Elez Agushin, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian