Formacionet e mundshme të derbit ‘El Clasico’

Sot do zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në histori të futbollit, ajo në mes Real Madrid dhe Barcelona.

Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës, për ndeshjen e xhiros së 29-të në La Liga.

Carlo Ancelotti ka dy mungesa shumë të mëdha për ‘El Clasico’, ai do jetë pa Karim Benzema dhe Ferland Mendy. Të dy lojtarët të lënduar e që nuk arritën të jenë në dispozicion për ndeshjen më të rëndësishme në planet.

Barcelona ka skuadrën e kompletuar për ndeshjen që do ta zhvillojnë në ‘Santiago Bernabeu;.

Real Madridi janë kryesues aktual të La Ligës me 66 pikë, ndërsa Barca janë në vendin e katërt me 51 sosh.

Më poshtë formacionet e mundshme për ‘El Clasico’:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Modric, Krros, Casemiro, Rodrygo, Asensio, Vinicius Jr.

Barcelona: Ter Stegen, Alves, Araujo, Pique, Alba, Busquets, De Jong, Dembele, Torres, Aubameyang, Pedri.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid – Barcelona do të luhet sot, në orën 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjobiten 188 shoferë në Shkup

Story i radhës

Prapaskenat e Elsa Lilës, ndarja e shpejtë me babain e vajzës dhe njohja me shqiptarin që e bëri pjesë të grupit kriminal

Të fundit nga