Ford Otosan do të pezullojë prodhimin për shkak të çështjeve të furnizimit

Prodhuesi i automjeteve Ford Otosan do të ndalojë përkohësisht prodhimin në një nga fabrikat e saj në provincën veriperëndimore Kocaeli të Turqisë për shkak të ndërprerjeve në proceset globale të furnizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prodhimi do të ndalet në fabrikën e qarkut Golcuk të Kocaeli ndërsa problemet e vazhdueshme të furnizimit me gjysmëpërçues janë shtuar me problemet shtesë të shkaktuara nga tërmeti dhe zjarri i kohëve të fundit në Japoni, thuhet në një deklaratë dërguar Platformës së Publikimit Publik të Turqisë (KAP).

“Deri më tani ndikimi i krizës globale është minimizuar nga përpjekjet e partnerit tonë kryesor, Ford Motor Company dhe bashkëpunimit që kemi kryer me furnitorët tanë”, njoftoi prodhuesi i automjeteve.

“Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit u vendos që të miratojmë mbylljen vjetore të planifikuar për verën dhe të pezullohet prodhimi në fabrikën tonë Golcuk nga 19 prill deri më 13 qershor për shkak të kufizimeve në furnizimin e disa pjesëve, ku përdorimi i mikroçipit të importuar është intensiv”, theksohet në deklaratë.

Kompania tha se do të vazhdojë “punët e mirëmbajtjes dhe rirregullimin e linjave të prodhimit në përgatitje të investimeve të reja” gjatë kësaj periudhe.

Prodhimi do të vazhdojë në impiantet në qarkun Yenikoy të Kocaeli dhe në provincën qendrore Eskisehir, shtohet në deklaratë.

“Efektet e humbjes së prodhimit të shkaktuar nga pezullimi i prodhimit zvogëlohet nga rritja e ritmit të prodhimit në muajt në vijim, prandaj udhëzimi ynë i përgjithshëm i prodhimit dhe shitjeve për vitin 2021 pritet të mbetet brenda intervalit të njoftuar më parë”, theksoi kompania.

Më parë, Ford Otosan kishte pezulluar prodhimin në fabrikat e saj Kocaeli për gjashtë ditë në prill për shkak të mungesave të furnizimit.



.. .

Ngjarja paraprake

Ushtria e Mianmarit vret 2 protestues dhe plaçkiti paratë e dhuruara në një xhami

Ngjarja e ardhëshme

Konfirmohet prodhimi i vaksinës ruse “Sputnik V” në Serbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian