Forcimi i kapacitetit të Drejtorisë për Inteligjencë Financiare me financa nga Holanda

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – “Forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, është projekt i ri që do të zbatohet nga Shoqata për promovimin e demokracisë – Demokrasi Llab, me financim nga Mbretëria e Holandës.

Projekti do të prezantohet në konferencë, ku organizatori paralajmëron prezantimet nga ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtorët e Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, Bllazo Trendafilov dhe të Demokrasi Llab, Sefer Selimi.

“Aktivitetet e projektit lidhen drejtpërdrejtë me përmirësimin, përforcimin dhe
rritjen e kapacitetit të Drejtorisë për Inteligjencë Financiare për t’u bërë më efektive në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilat janë gjithashtu në funksion të zbatimit të Strategjisë kombëtare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, kumtoi Demokrasi Llab. bs/bsh/

Ngjarja paraprake

Protestë e madhe në Minsk, kërkohet lirimi i të burgosurve politikë

Ngjarja e ardhëshme

Ndërprerje e shkurtë e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër te fshati Vërbjan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian