Forcat ukrainase “vazhdojnë të ruajnë mbrojtjen rrethore” të Mariupolit

Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha se forcat ukrainase “vazhdojnë të ruajnë mbrojtjen rrethore” brenda qytetit të Mariupolit, edhe pse forcat ruse kanë konsoliduar kontrollin rreth qytetit.

Njoftimi erdhi pak pas mesnatës të së martës, raporton CNN, përcjell “Bota sot”.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha më herët të hënën se qyteti ishte “në duart e pushtuesve”, pasi korridoret e evakuimit nga qyteti janë rrethuar nga të gjitha anët nga forcat ruse.

Boichenko bëri thirrje për “një evakuim të plotë” të qytetarëve të mbetur nga qyteti i shkatërruar. Zyrtarët ukrainas thonë se 90% e ndërtesave të banimit në qytet janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra të muajit të fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse keni pranë një grua të këtyre shenjave të horoskopit, konsiderojeni veten me fat

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 29 mars

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish