Forcat turke neutralizojnë 9 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 9 terroristë të PKK-së në rajonin Metina në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria konfirmohet se 9 terroristët e PKK-së u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajror pasi u përcaktuan nga mjetet vëzhguese dhe zbuluese në rajonin Metina në veri të Irakut.

Në njoftimin nga llogaria në Twitter e ministrisë thuhet se “Vazhdojmë të shembim strehimoret mbi kokat e terroristëve. Nëntë terroristë të PKK-së u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajror pasi u përcaktuan nga mjetet vëzhguese dhe zbuluese në rajonin Metina në veri të Irakut. Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri”.



.. .

Ngjarja paraprake

Trump mirëpret vendimin e Bidenit për tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani

Ngjarja e ardhëshme

Hapi kufijtë për vendet e tjera, Greqia vijon “bllokimin” ndaj Shqipërisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian