Forcat speciale bashkë me ato bullgare me stërvitje të përbashkëta në Ohër

Ohër, 26 Nëntor – Dje në Ohër demonstruan stërvitjen operativo-taktike “HARPUN 2022” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigër” nga MPB dhe skuadra speciale për luftimin e terrorizmit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Njësive të Aviacionit.

 

HARPOON 2022 përshkruan zgjidhjen e një situate pengjeje të shkaktuar nga një grup terrorist nga uji, toka dhe ajri. Ky është demonstrimi i dytë i përbashkët i një stërvitje të këtij lloji për këtë vit dhe i pari është mbajtur në qershor 2022 në Sofje.

Në stërvitje morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Vencisllav Katinov.

Ata theksuan se aktivitete të tilla të përbashkëta duhet të bëhen praktikë e qëndrueshme sepse kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe të rregullta dhe thellimin e ndërveprimit të orientuar praktikisht në luftën kundër kërcënimeve terroriste.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​Kosova dhe Maqedonia po përgatisin ligjin për kriptovalutat

Story i radhës

Amarda Toska zbulon se çfarë i pëlqen të bëj kur është e mërzitur

Të fundit nga