Forca lindore të Libisë thonë se kapën anijen turke

Forcat libiane me bazë në Lindje kanë kapur një anije turke nën një flamur xhamajkan që po drejtohej në portin Misrata në Libinë perëndimore, tha zëdhënësi i tyre të hënën, një pikë e re e mundshme në konflikt pas javësh armëpushimi, raporton Reuters.

Turqia është mbështetësi kryesor i huaj i Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Marrëveshjes Kombëtare (GNA), në perëndim, e cila ka vite që lufton me Ushtrinë Kombëtare Libiane (LNA) me bazë në lindje.

Zëdhënësi i LNA Ahmed al-Mismari shtoi se anija e mallrave tregtare, Mabrouka, kishte 17 persona n[ ekuipazh, duke përfshirë nëntë shtetas turq, dhe kontejnerët që nuk ishin kontrolluar ende. Forcat detare të LNA e ndaluan atë pranë portit lindor të Derna, tha ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.

GNA dhe LNA nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në tetor dhe Kombet e Bashkuara kanë shtyrë një dialog politik që synon zgjedhjet vitin e ardhshëm si një zgjidhje për konfliktin e Libisë për një kohë të gjatë.

Por të dy palët kanë ndaluar tërheqjen e forcave nga vija e frontit, siç kërkohet nga armëpushimi, ndërsa një incident në jug të Libisë të Dielën, kur forcat e LNA kapën një kamp ushtarak, ka provuar më tej marrëveshjen.

Ngjarja paraprake

Osmani: Maqedonasit kanë mbështetje të madhe nga shqiptarët

Ngjarja e ardhëshme

“Në tre vite janë shtuar 13 media online që financohen nga shtete të tjera”/ Dezinformimi në Shqipëri, flet Çipa

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian