Fonseca: Kumbulla gati, në sulm Mayoral

Marash Kumbulla do të luajë titullar në përballjen mes Romës dhe Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Aktivizimin e mbrojtësit shqiptar e konfirmoi vetë trajneri Paulo Fonseca në konferencën për shtyp para ndeshjes. Roma e ka detyrimin të ngrejë kokën pas hapit të gabuar në sfidën e shtëpisë me Milanin.

“Kumbulla është gati dhe ai do të luajë nesër, Smalling do të thirret, por ai nuk është në gjendjen më të mirë fizike për të luajtur 90 minuta”.

Nuk do të ketë rotacion në repartin e avancuar, ku pikë referimi do të jetë sërish Borja Mayoral. Në portë do të jetë Pau Lopez.

“Borja Mayoral do të luajë nesër, nuk do të ketë rotacion. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndeshje, por me shumë probleme në mbrojtje është më e vështirë për t’u menaxhuar loja. Ne do të ndryshojmë 2-3 lojtarë. Në portë do të luajë Pau Lopez”.

Ngjarja paraprake

Ç’ndodhi në seancën me dyer të mbyllura, lihet në burg gjyqtarja e Krujës dhe zyrtarët e tjerë

Ngjarja e ardhëshme

Vëllai i Donjeta Pajazitaj thotë se u kërcënua nga djali i kryeplakut që të fshijë postimet që ka bërë për të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian