fonseca flet para takimit me liverpoolin 66e9052984968

Fonseca flet para takimit me Liverpoolin

September 17, 2024
1 minut lexim

Milan luan sot sfidën e parë të Champions League për edicionin e ri 2024/25.

Në “San Siro”, “Rosonerët” janë nikoqir të Liverpoolit.

Para ndeshjes ndaj gjigantit anglez ka folur edhe trajneri Paulo Fonseca, i cili ka lavdëruar skuadrën e Liverpoolit.

“Unë mendoj se Liverpooli është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Liverpooli luan lojë të mirë dhe ka lojtarë individual të dalluar. Ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje, nuk mund të bëjmë gabime”, tha Fonseca.

Tutje ai pret mbështetjen e tifozëve kuqezi në këtë sfidë shumë të rëndësishme për nisjen mbarë të Champions League.

“Mbështetja e tifozëve tanë është gjithmonë e rëndësishme për ne. Nesër do të jetë kështu, ne duam ta ndiejmë dashurinë e tyre”, ka thënë ndër tjera trajneri i Milanit.

Për herë të fundit këto dy skuadra u takuan në grupet e Champions League në sezonin 2021/22, ku “The Reds” i fitoi dy takimet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

blinken serish ne egjipt per bisedime mbi arritjen e nje armepushimi ne rripin e gazes 66e903112aa37
Story i mëparshëm

Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

a duhet te jemi gjithmone te sinqerte ne nje marredhenie 66e9059fc91f6
Story i radhës

A duhet të jemi gjithmonë të sinqertë në një marrëdhënie?

Të fundit nga

Trajneri vendos për Roko Vatën

Trajneri vendos për Roko Vatën! Vata nuk luan nga minuta e parë për Irlandën.. Në orën 20:45, do të luhen ndër të tjera pesë sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Skuadrat
ShkoLartë