Fondacioni i Frontit Elektronik reagon për sanksionet ndaj mikserit të kriptomonedhave Tornado Cash

Fondacioni i Frontit Elektronik (EFF) ju bashkua korit të zërave në mbrojtje të kriptomonedhave privatësisë kundër vendimit të Departamentit Amerikan të Thesarit për të vendosur sanksione të cilat ndalojnë qytetarët Amerikanë të përdorin shërbimet e Tornado Cash.

EFF, një organizatë e themeluar tre dekada më parë në mbrojtje të të drejtave dixhitale, gjurmon teknologjinë blockchain dhe veprimet e autoriteteve rregullatorë.

“EFF është thellësisht i shqetësuar që Departamenti i Thesarit ka vendosur një projekt open-source, siç është Tornado Cash, në listën e sanksioneve,” shkruante në rrjetin social Twitter.

“Kodi është pranuar si fjalë e lirë, dhe këtu kemi të bëjmë me implikime të qarta të Amendamentit të Parë ku autoritetet pengojnë publikimin e kodit kompjuterik në një uebsajt publik,” shkruante EFF.

GitHub, një biznes privat open-source që shërben edhe si platformë për publikimin e kodeve, mbylli llogarinë e zhvilluesit të Tornado Cash Roman Semenov në përgjigje të sanksioneve. Në GitHub Tornado Cash kishte publikuar kodin e përdorur për shërbimin e miksimit të kriptomonedhave.

Pasi Departamenti i Thesarit sanksionoi Tornado Cash më 8 Gusht, zërat në mbrojtje të privatësisë dhe kriptomonedhave organizuan një përgjigje.

Komentet e EFF vinë të njëjtën ditë që Coin Center, një OJF e crypto, njoftoi një betejë ligjore lidhur me vendimin për dëbimin e Tornado Cash.

“Besojmë se OFAC ka tejkaluar kompetencat duke sanksionuar kontratat inteligjente të Tornado Cash,” shkruante në një cicërimë Neeraj Agrawal, think-tank pranë Coin Center.

“Coin Center është duke menduar një betejë ligjore.”

Jerry Brito dhe Peter Van Valkenburgh thanë se Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit ka tejkaluar kufijtë duke vendosur adresat e kontratës inteligjente të Tornado Cash në listën e shtetasve të sanksionuar dhe me status të veçantë.

“Ky veprim mund të shkelë të drejtat kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe OFAC nuk ka vepruar duke menduar impaktin që veprimet e saj do të kenë mbi Amerikanët e pafajshëm,” shkruanin ato.

Tornado Cash është një mjet privatësie që përdor kontratat inteligjente për të lejuar përdoruesit të fshehin burimin e parave dhe destinacionin e tyre. Përdoruesit dërgojnë kriptomonedha në shërbimin në fjalë, i përziejnë ato me të tjera, dhe më pas të njëjtën sasi kriptomonedhash të përziera e transferojnë tek marrësi.

“Privatësia të jetë mundësinë të shprehesh, të jesh kreativ, të shpenzosh kohën dhe paratë tuaja si të dëshironi pa asnjë presion,” shkruante Chris Tomeo nga kompania Electric Coin, organizata pas Zcash.

Privatësia mbron momentet tona më të intime, ambiciet, idetë radikale dhe aftësinë për të qenë vetvetja. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard merr ofertën marramendëse për të luajtur në një film pornografik

Story i radhës

Madonna e feston ditëlindjen e 64-të me fotografi provokuese

Të fundit nga