“Foltorja” dhe shkrimi im “Rënia e PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj” (8 Nentor 2013)

Nodhitë të cilat i zhvillon “foltorja” nuk janë rastësore por janë në vazhdën dhe për e si pasojë të asaj se si ka funksionuar dhe se si ra e humbi vazhdimisht Partia Demokratike, që për hirë të së vërtetës vetëm një herë ka fituar në Vitin 2005, pasi në vitin 1992 fitorja ishte si rezultat i vetërënies dhe vetëkonsumimit të diktaturës komuniste.

Në Partinë Demokratike të fituar gjithmonë si në pushtet dhe si në opozitë kanë qenë Berisha dhe një suitë e ngushtë përfituesish prej pushtetit të tij,kryesisht pasues te komunizmit dhe sigurimit te shtetit , si dhe asish te korruptuarish që sot drejtojnë foltoret, aq sa edhe humbjen e PD-së dhe të Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 foltoristët e festojnë si fitore të tyre me ndihmën e Metës dhe pushtetit të Ramës.Berisha dhe foltoristët gjithcka e kanë spekulim e manipulim për t’i shërbyer interesave personale të tyre dhe për një mburojë politike të non gratës së Berishës,sepse ata e dinë mirë se kurrë nuk vijnë dhe as nuk mund t’i afrohen pushtetit.

Ata vetëm sa mashtrojnë e mbajnë të karikuar njerëz të ngejshëm për t’i mbushur sallat zhurmuese të foltoreve dhe për të zhurmuar në media e në parlament ata pak deputetë që i janë bashkuar foltores pasi e dinë mirë se nuk do t’i votojnë më ata.

Këto fitorjet e “foltorjet” e Berishës të kujtojnë ato shkuarjet nga “fitorja në fitorje” të komunizmit, regjimi komunist i cili edhe humbjet i festonte si “fitorje”; edhe të jetuarit si në “rrethim” i reklamonte si “fitorje” kundër imperializmit; edhe luftën e klasave kundër atyre që kundështonin diktaturën i quante si forcë lëvizëse e revolucionit socialist.

Këto zhvillime në PD unë Skënder Sadri KAPITI kundërshtar i regjimit komunist dhe antarë i hershëm i Partisë Demokratike i pata parashikuar dhe kritikuar vazhdimisht, mirëpo kush shfaqte mendime ndryshe dhe kundër liderit dhe autokratit Berisha në PD quheshe e shikoheshe si heretik, ashtu sikurse që sot bëjnë foltoristët kundër L. Bashës, E.Alibeajt, G.Bardhit dhe elitës së re politike të Partisë Demokratike zyrtare. Koha më dha të drejtë për atë se ja si e pata kritikuar që atëhere Lidershipin e PD me një shkrim timin të dt. 8 Nëntor 2013 me titull:

“Rënia e rrënimi i PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj”

“Me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe me vendosjen e sistemit pluro-partiak u duk se pas persekutimit gjysmëshekullor do të fillojë të rilindë e Djathta Shqiptare, gjë të cilën e mori përsipër si e tillë Partia Demokratike.

Por koha tregoi se lidershipi i saj e përdori të djathtën si maskë mashtrimi për të siguruar votat dhe pushtetin e madje edhe duke mashtruar dhe ndërkombëtarët se PD-ja mbante dhe flamurin e demokratizimit të vëndit dhe të integrimit.

Pushteti PD-ne e diskreditoi si parti të djathtë pasi vetëm e tillë nuk ishte dhe nuk kishte as filozofinë dhe as prakticizmin e të Djathtës në lidhje me vlera të tilla si: trashëgiminë dhe traditën, me konstitucializmin, me pronën, me” lirinë nën ligj”, me barazinë në votë, as në tolerancën kundër konfliktit, as me përparimin intelektual,,debatin dhe as me personalitetin kundër pengesave të individit për të arrirë talentin dhe të mirën etj.

Si filozofi dhe praktikë PD e se shkuares tregoi se kishte marrjen e pushtetit me çdo mjet për të siguruar sundim ,autoritet ,pasuri e para .

Për ditë po faktohet se Lidershipi i PD-së dhe shpura drejtuese politike e saj dhe e pushtetit të saj paska punuar si një skalion e detashment korruptiv i pashëmbullt ku si lubrifikant i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë paska qënë korrupsioni, grabitja e vjedhja e parasë publike dhe e pasurive private e kombëtare, mosfunksionimi i drejtësisë dhe i shoqërisë dhe ndërtimi i një sistemi mirëfunksional piramidal korrupsioni, evazioni fiscal, bixhozi etj.

Patia Demokratike ka funsionuar si një strukturë partiake regjimi ku së pari vigjëlohej e survejoheshin antarët e saj dhe zbulimi i elementëve të dyshimtë po që ishin potencialisht të papranueshëm dhe të dëmshëm për liderin e PD-së që vuante nga deliri i madhështisë dhe kompleksi i inferioritetit, vertetuar nga ajo që ai dhe shpura rreth tij ndërmorën një presion deri dhe shpifje e akuza ndaj ishpresidentit Topi me qëllin të dëbimit të tij nga PD, po dhe të asgjësimit politik të tij.

Mashtrimi i të djathtës dhe korrupsioni në pushtet e ka konsumuar së tepërmi PD-në sa që pa ndonjë ndërmarrje për një transformim të thellë nuk mund të bindë më se ajo mund të prodhojë alternativë bindëse , dhe se zbatimi prej saj i Platformës Katovica i ka hipotekuar politikës dhe pushtetit të saj deri më sot autorësinë e tradhëtisë ndaj desidencës antikomuniste dhe ndaj të djathtës, dhe fakti se në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Korçë e thelloi humbjen në krahasim me ato parlamentare të 4 muajve më parë do të thotë se tatëpjeta e saj vetëm sapo rritet.

Për antarësinë e PD-së tashmë është bërë e qartë loja dhe spekullimi që kanë bërë sëra hajdutokratike e qeveritarëve të saj dhe xhambazllëku politik me vullnetin e votuesve të saj, pasi nuk ka se si të lexohen ndryshe akrobacirat e pandershme politike të liderit të saj që herë i dëbonte e më pas i afronte dhe joshte me poste ministrash e me të tjera, individë të tillë si me Imamin e Cekën, me Pollon e Selamin, me Shehi-Shehun , Tritan e Dashamir që janë plakur politikisht e të lodhur nga ecejaket politike sa poshtë –lart siç bënte dikur Mao Ce Duni me të “riedukuarit “ e me “pishmantarët”.

Nuk mund të lexohet ndryshe dhe kualicioni me vetmitarin republikan Mediu të Gërdecit, me LSI- në thjesht vetëm për interesa pushteti dhe më pas vjen amoraliteti se dëgjon nga goja e ishministrave të PD-së se i humbëm zgjedhjet nga korrupsioni i LSI- së me të cilën bashkëqeverisën , dhe kulmi i asaj që verteton se lideri i PD-së e ka parë dhe konsideruar PD si pronë private të tij ashtu si dhe shtetin, për faktin se ai u dha tre mandate nga të PD-së tre ishdeputetëve socialistë vetëm për faktin se vota e tyre e mbajti atë në pushtet edhe dy muaj Sali Berishen. Dhe mere me mend se çfarë tjetër është luajtur me votën dhe me vullnetin e antarëve, simpatizanëve dhe votuesve të PD.

Mirëpo tani në Vitin 2013 pas humbjes së thellë të PD- skalionistët halabakë dhe hajdutokratë ,ishservilë e puthadorë të liderit historik të tyre filluan të “trimërohen” a të hedhin valle si mijtë kur largohet macja dhe humbjen e thellë po mundohen qe t’ia faturojnë” tradhëtisë “, ” blerjes” së votave nga LSI, popullit “mosmirënjohës” dhe shteteve të demokracive perëndimore.

Dhe që të rilindë e djathta kurrësesi nuk mund ta bëjnë ata që po kacafyten sot në PD, e që janë kryesisht ata që i përmënda në fjalinë e mësipërme.

PD ka degraduar e ndoshta mund ta pësojë ashtu siç kanë përfunduar e përfundojnë partitë diktatoriale e ato autoritariste si ato komuniste të Lindjes p.sh ajo e Gjermanisë Lindore, e Lidhjes Komuniste te Jugosllavisë pas Titos, e PPSH-së pas E.Hoxhës etj. po dhe siç ka përfunduar dhe LDK pas Rugovës, sepse liderët “historikë” të të tilla partive nuk e kanë për gjë që pas tyre le të bëhet qameti si me partinë e tyre e po ashtu dhe me shtetin e me shoqërinë”.

Durrës, 8 Nëntor 2013

Shënim : Dhe a nuk erdhi në këtë gjëndje Partia Demokratike , si një parti me frymë autokratike, e interesave të ngushta klanore e partizane, korruptive e padrejtësie.Pikërisht këto konstatoi edhe kryetari i PD-së Basha, i cili punoi për demokratizimin , hapjen dhe ndarjen e Partisë Demokratike nga tranzicioni dhe e shkuara, apo nga ato që diplomatët e huajt i quajnë fantazma politike të së shkuarës. Kundër Bashës erdhi si reaksion Berisha me levizjen e foltores e mbështetur nga Rama e Meta.

Sot, ashtu si gjithmonë, për shqiptarët janë jetike marrëdhëniet me SHBA-të. Në këtë prizëm e këndvështrim duhen parë interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe prandaj duhen parë e vlerësuar gjithmonë SHBA-të.

PD-në dhe Bashën, SHBA i konsiderojnë partner të besueshëm e serioz dhe jo korrupsionin dhe as ata të cilët SHBA i shpall “non grata”.

Në këtë linjë me SHBA janë edhe BE.

Problemi i Partisë Demokratike ishte Berisha dhe e vjetra, ndërsa Lulzim Basha dhe e reja janë zgjidhja.

Problemi sot për Shqipërinë janë pushteti dhe keqqeverisja superkorruptive dhe e papergjegjshme para kombit e Edi Ramës, korrupsioni gjithinstitucional dhe e gjithë elita politike e vjetër, ndërsa zgjidhja e ndarja me të shkuarën,pra zgjidhja ishte dhe është Basha, demokracia, aleanca me SHBA dhe elita politike e re.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani, thotë Kievi

Story i radhës

Shoqata ukrainase në RMV nesër do të organizojë marsh protestues kundër agresionit rus

Të fundit nga