Foli Memli, “s’ka si Bedri Hamza”. Ministër dështaku kandidon për kryetar

“S’ka si Bedri Hamza!, kështu ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, derisa zyrtarizoi kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës. Ndonëse Memli ka menduar në kuptimin pozitiv të fjalës duke anatemuar të gjitha dobësitë e Bedriut, të shfaqura në vite në poste të ndryshme që mbante ai.

Kujtojmë se Bedri Hamza ishte ministër i financave në qeverinë Thaçi 2. Kujtojmë se ne vitin 2011 kur u bë rritja e pagave, ishte paraparë që rritja të bëhet nga 1 janari, gjë që nuk kishte ndodhur. Me këtë rast qeveria e asaj kohe lëshoi një deklaratë me 2 Shkurt 2011, në të cilën thuhet: “Vendimi i Qeverisë Nr. 02/151 i datës 6 janar 2011 për rritjen e pagave në sektorë të caktuar, që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, mbetet në fuqi dhe se i njëjti do të zbatohet në mënyrë retroaktive”.

Një gjë të tillë, një deklaratë të qeverisë që i përkiste vet z.Hamza duket se nuk i kujtohet ish ministrit Hamza, që pak ditë më pare deklaroi “Nuk kam dëgjuar që ka pasur premtime”?! Nuk ishte premtim por vendim, ato para kurrë nuk u janë kthyer shërbyesve civilë, edhe pse ishte me vendim të qeverisë. Vërtet s’ka si Bedriu, që nuk ka zbatuar vendimin e qeverisë që i përkiste, mjetet ishin ndarë, punëtorët kurrë nuk i kanë marrë, ku mbetën ato para, Bedri ???

Hamza, gjatë kohës sa ishte guvernator i BQK, deklaronte se: Kosova po punon që të ketë valutë të saj, deklaratë me të cilën u tallën të gjithë dhe kurrë më nuk u përmend. Qesharake kjo deklaratë, meqenëse për të krijuar valutën duhet të ndryshohet Kushtetuta, të cilën gjë duket se nuk e di ish ministri. Se “s’ka si Bedriu” dëshmon edhe fakti tjetër se Bedri Hamza edhe pasi u bë ministër i Financave, ka vazhduar të marrë edhe 3 vjet nga 24.255.17 euro në vit mëditje prej BQK-së, kundër ligjshëm!

Një njeri i tillë, në të gjitha funksionet që ka pasur nuk ka dëshmuar sukses, përkundrazi ka pasur dështime të shumta, si mund të jetë kryetar i suksesshëm në një komunë, cilado qoftë ajo. Kryetari aktual i Mitrovicës që dy mandate, ka dështuar totalisht, por kjo s’do të thotë se duhet një dështak të ndërrohet me një dështak tjetër. Mitrovica ka nevojë për njerëz që e duan atë si shtëpinë e tyre, nuk bëjnë propagandë, kanë vizion dhe ide të qarta për të bërë më të mirën e mundshme për qytetarët atje. Mitrovica është ndër vendet më të varfra të Kosovës, një kryetar me ide të qarta, punëtor dhe që nuk ka një biografi si të Bedri Hamzës, i duhet Mitrovicës. Vërtet s’ka “si Bedri Hamza”, nga ministër e guvernator i dështuar tenton të jetë kryetar komune.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Gati dy mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë në Gostivar

Ngjarja e ardhëshme

Pesë alpinistë humbën jetën pas një stuhie dëbore në malin më të lartë në Evropë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian