Foden ka një kuzhinier personal!?

Deklarata e Phil Foden, 21 vjeç, yll i Manchester City dhe ekipit kombëtar anglez, provokoi disa komente. I përcaktuar nga Pep Guardiola si “një nga talentet më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë, si futbollist dhe trajner”, futbollisti në fjalë kujdeset shumë për ushqimin; ka një kuzhinier personal, i cili kujdeset për vaktet e tij, i rregullon drekën dhe darkën.

Nuk vonoi ironia paksa e keqe dhe qesharake e Roy Keane. Ish-kapiteni i Manchester United në “Sky Sports UK” komentoi deklaratat e bjondit se kishte kuzhinier privat. Në atë moment, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” tregoi një anekdotë personale, e cila e bën të qartë se si ushqimi në futboll ka ndryshuar në dekadat e fundit:

“Foden tha se ka një kuzhinier personal, i cili i përgatit vaktet e duhura, e ndihmon të rikuperohet, i jep ushqim në doza dhe sasi të sakta. Përfitimet në trupin e tij do t’i shohim  më vonë, kur të jetë 36-37 vjeç. Unë dikur duhej të luaja një ndeshje kupe kundër Crystal Palace, por nuk kisha ushqim në shtëpi. Kishim tre orë kohë për të shkuar, zbrita në rrugë dhe hëngra një qebap”.

Revolucionet ushqimore fillojnë nga larg, ato ndryshojnë, transformohen. Dikur hahej thjesht oriz, biftek dhe sallatë. Sot futbollistët kujdesen shumë për dietën, e personalizojnë atë, e vendosin me ekspertët. Disa shembuj? Zlatan Ibrahimoviç, dieta e tij është mjaft e mirë: mish të bardhë, bresaola, fruta dhe perime të freskëta, pa ushqim të ngrirë, duke përfshirë akullore; pa makarona. Karbohidratet e nevojshme janë kryesisht nga drithërat. Ndalohen sheqernat e rafinuara, picat si ushqim premium.

Norvegjezi Erling Haaland e ndjek atë. Sulmuesi i Borussia Dortmund, me cilësi të jashtëzakonshme fiziko-teknike, ka një mënyrë jetese korrekte dhe dietën e tij: pak karbohidrate dhe proteinat e duhura, ndalohen ushqimet që ndezin trupin dhe nuk sjellin energji, ushqimet e pasura me sheqerna, miell të bardhë dhe të rafinuara , yndyrnat e ngopura, produktet e skuqura, alkooli. Sa më shumë gjëra jeshile, fruta dhe perime, peshk, mish, fruta të thata të pasura me yndyrna të mira.

Është e nevojshme të edukohet trupi që të njohë ushqimet që mund të shkaktojnë intolerance. Nëse mendojmë se një ushqim shkakton ënjtje, siklet, probleme me tretjen, le ta eleminojmë atë nga dieta për një muaj, le të shohim reagimin. Nëse pas një muaji asgjë nuk ka ndryshuar, le të përqendrohemi në një ushqim tjetër. Romelu Lukaku e transformoi fizikun e tij.

Në Manchester kishte arritur 100 kilogramë. Faji i ushqyerjes së dobët dhe ushqimit të padobishëm. Tani është në top-formë fizike. Dieta që e transformoi përfshin shumë peshk dhe gjoks pule, fruta, perime, makarona shirataki. Ai vetë deklaroi se Italia e ka ndryshuar, e bëri më të fortë. Duke pasur parasysh rezultatet, nuk mund të mos i besohet atij.

Ngjarja paraprake

Gastronomët: Dasmat të organizohen edhe brenda restoranteve

Ngjarja e ardhëshme

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian