fluturimi drejt astanas kthehet ne hall per partizanin 64e1f7566b2e9

Fluturimi drejt Astanas kthehet në hall për Partizanin

August 20, 2023
1 minut lexim

Klubi i Partizanit nuk ka vendosur ende se kur do të niset drejt Kazakistanit, në një kohë që ndeshja me Astanën do të luhet të enjten e 24 gushtit në orën 16:00. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se drejtuesit kanë menduar edhe udhëtimin me avionin çarter direkt Tiranë-Astana.

Por, përveçse shkon 9 orë, mësohet se është problem për faktin se nuk mund të kalojë dot në sipërfaqen ajrore të Rusisë.

Në këto kushte, klubi është i detyruar të zgjedhë linja alternative dhe gjasat më të mëdha janë që të shkojë një herë në Stamboll, e më pas nga Turqia të prenotojë një çarter drejt Astanës.

Me këtë variant udhëtimi shkon rreth 7 orë, pra një orë e 40 minuta Tiranë-Stamboll dhe më pas 4 orë e 55 minuta,

Stamboll-Astana. Gjasat janë që Partizani të niset drejt Kazakistanit që të hënën, pasi skuadra duhet të përshtatet me klimën në Astana.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mbyllet thirrja per subvencionim per izolim te shtepive 64e1f750452c9
Story i mëparshëm

​Mbyllet thirrja për subvencionim për izolim të shtëpive

misajllovski maqedonia cdo dite humb nga mbajtja artificiale e pushtetit lsdm bdi zgjedhjet jane zgjidhja 64e1ffc2310fa
Story i radhës

Misajllovski: Maqedonia çdo ditë humb nga mbajtja artificiale e pushtetit LSDM-BDI, zgjedhjet janë zgjidhja

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë