Florian Kamberi vendos të kthehet në Skoci, do huazohet tek Aberden

Futbollisti i Kombëtares, Florian Kamberi, do të rikthehet përsëri në Skoci, aty ku shkëlqeu me skuadrat e Hibernian dhe Rejnxhërs.

Në merkaton e verës, sulmuesi kaloi në Zvicër te skuadra e St. Galen, por aty nuk ka arritur të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij, teksa shkak për këtë janë bërë dëmtimet, por edhe infektimi me koronavirus.

Tashmë Kamberi ka vendosur të rikthehet në Skoci, aty ku pritet të luajë për skuadrën e Aberdenit.

Këta të fundit sipas “DailyRecord” kanë arritur marrëveshjen me St. Galen për të marrë në huazim deri në fund Kamberin dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

Ngjarja paraprake

‘Po erdhi Enxhëll, ikim ne’, kush ndikoi në vendimin e Saimirit?

Ngjarja e ardhëshme

Britani, 105 të infektuar me variantin jugafrikan të koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian