Flet trajneri francez që zëvendësoi Challandesin te Kosova

Kombëtarja e Kosovës befasoi dje kur në bankinën e saj u shfaq një trajner francez për të cilin opinioni në Kosovë nuk kishte dëgjuar fare.

Ai kishte marrë detyra drejtpërdrejt nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes i cili nuk mundi ta udhëheq Kosovën pasi doli pozitiv me kronavirus.

Fjala është për trajnerin francez Sebastien Bichard, i cili në të kaluarën kishte punuar te skuadra zvicerane Sionit dhe Zvicra U21.

Ai për mediet zvicerane ka folur për misionin që kishte te Kosova për këtë ndeshje.

“Nëse do të jem vetëm 3 javë apo më tepër mbetet të shihet. Unë jam këtu për të punuar e jo ta shes veten në media. E ardhmja do të tregojë nëse do të përputhemi në punë apo jo” deklaroi Bichard për portalin “Le Matin”.

Tutje ai falënderon trajnerin Challandes për besimin e dhënë.

“Bernardi më ka dhënë një mundësi të artë. Kam takuar njerëz të mëdhenj. Tani për tani gjithë mendimet e mia janë te Bernardi. Shpresoj ta kalojë problemin me virusin” u shpreh Bichard.

Ngjarja paraprake

Pendarovski: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje të jashtëzakonshme

Ngjarja e ardhëshme

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani, izolohet vendi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian