Flet sociologu: Meshkujt e kanë në ADN që femra është e destinuar të nënshtrohet dhe të përdhunohet

Fenomeni i krimit në familje është një fenomen i viteve të fundit në Shqipëri. Kohët e fundit situata e krimit në familje është agravuar në përmasa të tilla, saqë pothuaj është duke kaluar çdo kufi njerëzor. Të shumta janë rastet të cilat raportohen në media ku shpesh herë fundi i tyre është tragjik.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të cilat tronditën të gjithë opinion publik ku kunati vrau kunatin dhe ngjarja e Astirit ku mbetën të vrara dy motrat, emisioni i mëngjesit të sotëm në “Ditë e Re” në RTV Ora u fokusua pikërisht në këto ngjarje makabër.

Për të folur mbi këtë fenomen i cili çdo ditë po bëhet më i përhapur ishin të ftuar gazetarja Keti Banushi, sociologu Gezim Tushi dhe juristi Ledio Braho.

Të tre të ftuarit gjatë gjithë bisedës në studio me moderatorët e emisionit Arjon Muça dhe Arjola Shehu u shprehën se kjo situatë është e papranueshme dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për një edukim, pasi vetëm kështu mund të parandalohen krimet.

Sociologu Tusha tha se vetë mashkulli ka nevojë për një emancipim shoqëror pasi meshkujt ballkanas sipas tij e kanë në mendje që femrat duhet të dhunohen.

“Ne kemi fatin e keq, jemi në rajonin më delikat, atë të Ballkanit. Europa kur do të tregojë për nivelin e krimit të saj e quan ‘Ballkanizimi i krimit’. Ne kemi format më të larmishme të krimit, mënyrat si i realizojmë prandaj dhe shprehen që krimi po ballkanizohet. Kjo gjë është ofenduese për ne, edhe për ne si shqiptarë është një turp social, kombëtar. Duhet ta pranojmë që nivelet e krimit nuk na nderojnë, janë të papranueshme.

Ne na duhet të bëjmë një revolucion, ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Perëndimi ka pikërisht sistemin e komunikimit human, ata i zgjidhën gjërat në mënyrë humane, normale që ka kriminelë edhe ata kanë mëkatet e tyre, por mëkatet e tyre  në raportet me krimet që bëjmë ne në shoqërinë tonë janë të ndryshme. Modeli i tyre është shumë i mirë, modeli qytetar i jetës urbane i komunikimit i asaj familjes që ata e kanë demokratizuar, ne nuk e kemi demokratizuar, e kemi akoma vertikale, piramidale, mashkulli mbi femrën dhe ky mentalitet vazhdon akoma të jetë.

Mashkulli ballkanik e ka në mendje e ka në ADN që femra është biologjikisht e  destinuar të dhunohet, të përdhunohet , të përdoret dhe të penetrohet seksualisht. Kjo kornizë nxit krimi, dhunën. Pra, kemi nevojë për një emancipim shoqëror së pari të meshkujve. Ne nuk mund ta ulim krimin në familje nëse meshkujt nuk i bëjmë më solidarë“- thotë ai.

Ngjarja paraprake

Shkup, brenda 24 orëve janë gjobitur 224 shoferë

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft do të ndërtojë një aplikacion të ri Outlook pnë ueb dhe desktop

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian