Flet shqiptari që bëri vaksinën e COVID: Pranova pasi më vdiq nëna e babai

Imer Shehu është një nga 3 shqiptarët që ka bërë vaksinën e COVID-19.

Ai ka komentuar në një lidhje me skype nga Londra në emisionin “Shqipëria Live” se ka pranuar që ta bëjë pasi i ndërroi jetë nëna dhe babai.

Ata ishin të infektuar me COVID-19.

“Ata e dinë nuk e di unë se s’jam ekspert se çfarë përmban vaksina, kam pasur frikë, por kur më vdiq babai dhe nëna thashë pse unë të rri duarkryq, ma kanë bërë në krah. Kjo është vaksina e parë, vaksina e dytë është ajo që do të bëjmë gjithë jetën. Atë vaksinë fillimisht duhet ta marrin ushtria, mjekët. Unë e kam kaluar covidin, por kisha frikë mos infektohesha dy herë. Unë bëj jetë mesatare dhe mbijetoj këtu në Londër, por s’do rrezikoja familjen time”, tha ai.

Ngjarja paraprake

Mbretëria e Bashkuar nis së zbatuari sistemin e ri për imigrim

Ngjarja e ardhëshme

Besnik Ferati emërohet zv/drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian