Flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

May 15, 2025
1 minut lexim

Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipi.

Sipas tij, personat që mbështesin Rakipin kaluan perimetrin e sigurisë, teksa iu drejtuan me tone të larta dhe ofendime.

Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, u thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij. Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”.

Aktualisht, procesi i numërimit ka rinisur, ndërsa pritet që të futen edhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Deponia e egër e Strugës “zhvendoset” në Strasburg

Story i radhës

Baraliu: As Kushtetuesja e as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Të fundit nga

Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

Rrugëtimit të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona mund t’i ketë ardhur fundi. Gjermani nuk shihet më si opsioni numër 1 për portën e Barcelonës, aq më tepër që katalanasit janë hedhur në
ShkoLartë