Flet Rrahmani: Me më shumë fat do të ishim në garë për titull

Amir Rrahmani është shprehur i kënaqur pasi Napoli siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës tha se më pak mund të ishin ende në garë për titullin e kampionit, por që këtë sezon e vlerësoi si pozitiv.

“Me pak më shumë fat, ndoshta mund të kishim luftuar për Scudetton. Por, ishte një kampionat pozitiv, sepse u kualifikuam në Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Rrahmani.

28-vjeçari tutje foli edhe për Lorenzo Insigne, i cili u përshëndet me tifozët në ndeshjen e fundit të Napolit në shtëpi.

“Nga njëra anë ishte e këndshme të shihje stadiumin plot, por nga ana tjetër ishte e trishtuar, sepse Lorenzo po largohet. Do të na mungojë, sepse një lloj lojtari si ai i shërben gjithmonë ekipit, veçanërisht nëse flasim për një kapiten”, tha Rrahmani.

Vlen të theksohet se Amir Rrahmani këtë sezon ishte i pa zëvendësueshëm te Napoli dhe një prej lojtarëve kyç të skuadrës. 

Pas 37 xhirove në Serie A, napolitanët ndodhen në pozitën e tretë me 76 pikë. 

Kjo pozitë nuk do të ndryshojë për këtë skuadër as pas xhiros së 38 dhe të fundit në elitën e futbollit italian. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëshira për seks: Shtohet më shumë kur nuk bëni?

Story i radhës

Horoskopi ditor, e martë 17 maj 2022

Të fundit nga