Flet më në fund Perez: Ja pse e krijuam Superligën Evropiane

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid dhe Super League Evropiane, merr fjalën një ditë pas lindjes së projektit që ai ka udhëhequr deri në themelimin e tij.

Perez ka folur për “El Chiringuito”, duke treguar arsyet e themelimit të kësaj Superlige Evropiane.

Ai theksoi se klubet duhet të bëjnë një zgjidhje lidhur me situatën e keqe që po përjeton futbolli.

“Klubet më të mëdha të Anglisë, Spanjës dhe Italisë duhet t’i japin një zgjidhje situatës së keqe që po përjeton futbolli”, tha fillimisht Perez.

“Ne arritëm në konkluzion se duke bërë Superligën Evropiane në vend të Ligës së Kampionëve, ne mund të lehtësonim të ardhurat e humbura”, vazhdoi ai.

“Ju duhet të bëni të ardhura fitimprurëse duke bërë më shumë lojëra konkurruese”, përfundoi ai në pyetjet e para.

Ngjarja paraprake

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Ngjarja e ardhëshme

“Ankohet” Florentino Perez, tregon sa para ka humbur Real Madridi gjatë dy sezoneve të fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian