Flet kryesindikalisti Muharrem Beka: Gjendja e zjarrfikësve shumë e rëndë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit të Zjarrfikësve.

Më 4 maj, shtetet e ndryshme në shenjë respekti për punën dhe sakrificat e zjarrfikësve në frontin e punës, organizojnë aktivitete të ndryshme.

Në ditën e tyre, zjarrfikësit, vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë por kjo në fakt nuk ndodhë në Kosovë.

Kështu ka treguar Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve në Kosovë, Muharrem Beka.

Në një intervistë në “Sytë 7”, ai tha se 4 maji në vendin tonë është ditë e zakonshme, nuk ka manifestime dhe nuk ndahen mirënjohje.

“Te në është ditë e zakonshme, ne s’kemi vizita të institucioneve, kemi pasur vetëm vizitën e Ramush Haradinajt, ka qenë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vitin e kaluar dhe aty këtu ndonjë komunë, në përgjithësi janë të mangëta, nuk janë tradicionale”, tha ai.

Beka tha se gjendja e zjarrfikësve në Kosovë është shumë e rëndë, me probleme të trashëguara me vite.

“Askush nuk është marrë me këtë shërbim. Zjarrfikësit janë në mes të dy institucioneve, mes pushtetit lokal dhe nivelit qendror dhe askush nuk merr përgjegjësi për menaxhim. Zjarrfikësit nuk kanë adresë ku t’i dërgojnë ankesat, brengat apo problemet lidhur me mbarëvajtjen e shërbimit. Ky shërbim ka mbetur pas dore, pa përkujdesje institucionale, kjo është e papranueshme”.

“Kushtet e punës janë mjaft të rënda. Zjarrfikësit nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk ka kontroll sistematike, nuk ka pajisje të sigurta, nuk ka mbrojtje në punë, punojmë me pajisje të cilat asnjëherë nuk janë testuar”, tha Beka.

Ngjarja paraprake

Fati i Bale në duart e trajnerit të ri të Tottenhamit

Ngjarja e ardhëshme

E konfirmon UEFA, finalja e Ligës së Evropës zhvillohet me spektatorë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian