Flet Kalo: Ja nga se varet përfundimi i pandemisë

Mjeku Tritan Kalo, ndërsa ka uruar një vit më të mbarë për të gjithë, thotë se përfundimi i pandemisë së koronavirusit varet shumë nga vetë qytetarët.

Me një shënim në facebook, mjeku i njohur vë theksin edhe njëherë te të ashtuquajturat masa të thjeshta kundër COVID, mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena.

Po ashtu ai bën apel për më shumë mirënjohje ndaj punës së mjekëve e infermierëve gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa shprehet besimplotë se “do ja dalim”.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….3.01.2021….Fillim të mbarë të javës së ardhëshme për të gjithë JU miq, shokë, kolegë e bashkëkombas….Uroj dhe shpresoj se festa e ndrimit të viteve të ketë shërbyer edhe si reflektim për t’i sjellë gjithkujt paqen në shpirt, dashurinë në zemër si dhe dëshirën e një jete më të frutshme për veten, për familjen dhe për gjithë shoqërinë….Shqipëria ka nevojë për gjithkënd nga ne…Qoftë me këmbë të mbarë ky vit në përmbylljen e përballjes sonë me sfidën ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Afrimi i kësaj dite mvaret shumë edhe nga NE, nëse vijojmë të respektojmë trinomin MDH = Maskë, mbulim të rrugëve të hyrjes së virusit në trupin tonë, Distancim fizik kur e ku sa është e mundëshme të bëhet kjo gjë, Higjenë përsonale e kolektive….Shpresoj që ndërkohë Qeveriu lokal, Bashkia, të ketë reflektuar disi për të mos e lënë pastrimin e Tiranës sonë në duart e shiut dhe të erës, sikundër ndodhi përgjatë vitit 2020….MDH e Imunizimi pasiv = Vaksinimi i popullatës si dhe Imunizimi aktiv = Kalimi i sëmundjes, do të krijojnë patjetër trinomin e plotfuqishëm në mposhtjen me sukses të “flamësmbarëbotërore” me emrin Sars-Cov2/Covid-19….Më shumë Mirëbesim, Mirkuptim dhe Respekt për punën e përpjekjet e Mantelbardhëve, si dhe të gjithë stafit të Shëndetit Publik e jo vetëm që kujdesen për jetët tuaja….Më pak errësirë në mëndje, në zemër dhe në komentet tuaja për sakrificat e tyre, sepse ata/ato po japin në çdo sekondë dromëza nga shëndeti dhe jeta e tyre, për t’u kujdesur për shëndetin dhe jetët tuaja…..Ju duam dhe jemi aty për çdo sekondë ndaj durim, guxim dhe besim se do ja dalim mbanë….Together forever!!!

Ngjarja paraprake

Regjistrohen 8 viktima dhe 237 të infektuar me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Bëni këto sjellje? Hiqini menjëherë nga vetja, po shkatërroni marrëdhënien tuaj në çift

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian