Flet doktori i Trump: Presidenti është gati t’i kthehet angazhimeve publike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përfunduar trajtimin e tij me ilaçe për COVID-19 dhe mund të rikthehet në angazhimet publike këtë fundjavë.

Kjo është deklarata e thënë nga doktori i tij.

Doktor Sean Conley tha se presidenti Trump u përgjigj ‘ekstremisht mirë’ ndaj mjekimit dhe ka ndenjur në gjendje të qëndrueshme.

Presidenti Trump, më herët ka thënë se të premten do të zhvillojë një tjetër test për koronavirusin, duke shpresuar që ta kalojë të gjithë këtë në fundjavë.

Për sa i përket debatit me demokratin Joe Biden, Trump tha se nuk do të humbte kohë në debate virtuale , duke lënë të kuptohet që Trump tashmë është gati për angazhimet publike.

Ngjarja paraprake

Aksioni te AKI: Dyshohet për një mjet shpërthyes

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Malavit ndërpret vizitën për shkak të protestës

të fundit nga